Këndellet Milani

  • 18 March 2017 - 22:51
Këndellet Milani

Milani ka marrë tri pikë me shumë vështirësi përballë Genoas në “San Siro”, duke triumfuar me rezultat 1:0

Pas humbjes nga Juventusi, Milani ka gjetur rrugën drejt fitoreve në Serie A.

Djelmoshat e Vincenzo Montellas e shfrytëzuan gabimin e Interit, duke triumfuar 1:0 ndaj Genoas në “San Siro”.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve e shënoi Matias Fernandez në minutën e 33’të.

Pas kësaj fitore, Milan ka shkuar në kuotën e 53 pikëve, tani vetëm dy pikë më pak se Interi, që barazoi 2:2 me Torinon. 

(Kosova Sot)