Tifozët kuqezi “ndezin” rrugët e Palermos (Foto)

  • 24 March 2017 - 12:33
Tifozët kuqezi “ndezin” rrugët e Palermos (Foto)

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me atë të Italisë në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.

Në rrugët e qytetit, që në orët e para të mëngjesit është vënë re prezenca e shumë tifozëve kuqezi. Pritet që numri i tyre të jetë i lartë në stadium, pasi edhe shumë arbëresh që jetojnë në ishull do të bëjnë tifo për Shqipërinë.

Ndërkaq, një delegacion i Kombëtares së Shqipërisë ka shkuar mëngjesin e sotëm në “Piana degli Albanesi” (Sheshi i Shqiptarëve) në provincën e Palermos për të pëshëndetur komunitetin shqiptar të zonës.raporton opinion.al

Takimi është zhvilluar në bashki dhe për ta prezantuar ishte edhe Vito Scalia, kryebashkiaku i Piana.

(Kosova Sot)

Image
Image