Vdes medalisti olimpik xhamajkan pas një aksidenti të komunikacionit (Foto)

  • 20 April 2017 - 17:03
Vdes medalisti olimpik xhamajkan pas një aksidenti të komunikacionit (Foto)

Medalisti olimpik i kërcimit së larti, Germaine Mason ka vdekur pas një aksidenti me motor.
Atleti 34-vjeçar besohet të ketë humbur kontrollin e motorit ndërsa u rrëzua duke gjetur vdekjen në vendngjarje rreth mëngjesit të orës 4.20.

“Germaine Mason, 34 vjeç, atlet i lindur në Xhamajka dhe ish-kërcyes ndërroi jetë në një aksident me motor këtë mëngjes”, njofton policia xhamajkane.

 

Mason, i cili është mik i ngushtë i Usain Bolt, thuhet se ka qenë i vetmi person i përfshirë gjatë aksidentit.Atleti i lindur në Xhamajka, i cili ka përfaqësuar Britaninë e Madhe në vitin 2006, fitoi medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Pekinit. Ai mban rekordin kombëtar të Xhamajkës për kërcim së larti.