Luani kundër Haxhiut, ja çfarë thotë pas humbjes nga Abraham
Luan Krasniqi ka thënë se Arthur Abraham e ka merituar fitoren ndaj Haxhi Krasniqit.
Boksieri Robin Krasniqi u mposht mbrëmë nga Arthur Abraham, duke humbur kështu mundësinë që të rrehet për titullin e botës.
Shumë shqiptarë menduan se Haxhiu meritoi fitoren, por i këtij mendimi nuk është Luan Krasniqi.
“Ishte një luftë shumë e mirë, një reklamë për boksin. Abraham e meritoi fitoren”, tha Krasniqi për Bild pas meçit.
(Kosova Sot)