Ky është “mbreti” i asistimeve në Europë (Foto)

  • 25 April 2017 - 12:33
Ky është “mbreti” i asistimeve në Europë (Foto)

Për tu bërë një asistuesi i mirë së pari duhet të mos jesh vetjak, së dyti t’i kesh pasimet e sakta si nga larg ashtu edhe nga afër.

Lojtari që më së shumti ka pasime në të gjitha garat në europë është mesfushori i Tottenham Hotspir, Christian Eriksen me 20 të tilla.

Danezi është dhe vazhdon të jetë një prej lojtarëve më të mirë të Spursave këtë sezon, pas tij radhitet lojtari i Barcelonës që shpesh herë quhet vetjak, Neymar i cili në të gjitha sezone ka bërë plotë 19 asistime.

Në pozitën e tretë radhitet talenti i Borussia Dortmundit që u transferua nga Rennes gjatë këtij sezoni, Osumane Dembele me 17 asistime.

Tri pozitat e fundit me nga 15 asistime në të gjitha garat këtë sezon i mbajnë: Kevin De Bruyne (Manchester City), Luis Suarez (Barcelona) dhe Rraheem Sterlind (Manchester City).

(Kosova Sot)