Valencia “mace e zezë” për Real Madridin

  • 29 April 2017 - 14:56
Valencia “mace e zezë” për Real Madridin

Valencia është bërë penicilinë për Real Madridit në ndeshjet e fundit.

Real Madrid dhe Valencia do të përballen nga ora 16:15, në Santiago Bernabeu, në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligës.

Në këtë takim  Los Blancos nuk do ta kenë të lehtë përballë ekipit nga Mestalla. Këta të fundit kanë katër barazime në pesë ndeshje në "Santiago Bernabeu".

Besoni ose jo, në pesë takimet e fundit Real Madrid e ka fituar vetëm një ndaj Valencias, në shtëpi të vet, vitin e kaluar me rezultat 3:2. 

(Kosova Sot)