Ja çfarë thotë Berisha pas barazimi me Juventusin

  • 29 April 2017 - 15:49
Ja çfarë thotë Berisha pas barazimi me Juventusin

Etrit Berisha, portieri i Atalantas, është ndarë i kënaqur me barazimin e arritur mbrëmë ndaj Juventusit 2:2

“Punë e shkëlqyer ekipore dje. Kemi marre një pike, e cila është e rëndësishme për rrugëtimin tonë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Pas këtij barazimi Atalanta është ngjitur në kotën e 64 pikëve dhe është në rrugë të mbarë që të siguroj pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ri.

(Kosova Sot)