Mancini godet Interin - Sport - Kosova Sot
Mancini godet Interin

Mancini godet Interin

Roberto Mancini mendon se Interi do të kishte arritur pozitën e tretë, nëse ai do të ishte trajner, derisa beson se Roma do të emërojë një tjetër trajner për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për “Radio Incontro Olympia”, ish trajneri i Manchester City, Roberto Mancini, ka lëshuar deklarata thumbuese në drejtim të Interit, që e shkarkuan në fillim të sezonit.

Ai ka folur gjithashtu edhe për Romën, sipas të cilit, Luciano Spalletti do të largohet në fund të këtij sezoni.

“Roma? Mendoj se ata do të emërojnë një tjetër trajner, unë kam pasur shansin të shkoj te Roma si lojtar”, tha fillimisht Mancini.

“Nuk kam asgjë kundër Romës, i respektoj dhe gjithashtu edhe ata mua, po ashtu edhe si lojtar”, shtoi ish trajneri i Manchester City.

“Nuk jam takuar me asnjë drejtues të Romës. Shpresoj të përjetoj një tjetër aventurë. Do të doja të punoj në Bundesliga”, vazhdoi Mancini për “Radio Incontro Olympia”.

“Të kthehem te Interi? Isha atje, kam folur, por nuk më kuptuan”, u përgjigj Mancini.

“Kam dinjitet, nuk mund ta pranoja atë që po bënin. Por, kurrë nuk i dihet, gjithçka mund të ndodhë. Pronarët e rinj më ofruan marrëveshje tre vjeçare, por në realitet nuk dinit kujt duhet t’i flisni, ishte kaos i vërtetë dhe shumë e vështirë për të menaxhuar ekipin”, shtoi trajneri italian.

“Më vjen keq për ta, kanë bërë punë të mirë këtë edicion. Këtë vit, ata do të arrinin në mesin e tri më të mirave”, theksoi më tej Mancini, duke ia bërë me dije se nuk është dashur ta shkarkonin.

Sipas Mancinit, Interi ka lojtarë të shkëlqyer dhe kushdo që i transferon, do të dalë vetëm fitues.

“Kushdo që i transferon lojtarët e Interit, do të bëjë biznes shumë të mirë”, përfundoi italiani. 

(Kosova Sot)

 

10 orë e 2 minuta më parë