Istogu tregon fajtorët për “tragjedinë” në futboll (Foto)

  • 22 May 2017 - 13:20
Istogu tregon fajtorët për “tragjedinë” në futboll (Foto)

Istogu sezoni e kaluar luajti në Superligë, këtë sezon në ligën e parë dhe nga sezoni i ardhshëm do të luaj në ligën e dytë.

Kjo rënie e pabesueshme e “troftave” është padyshim si pasojë e problemeve të shumta gjatë gjithë sezonit.

Në faqen zyrtare në Facebook, Istogu ka treguar fajtorin për këtë “tragjedi” në skuadër.

Istogu vitin e kaluar u largua nga Superliga, sivjet u largua edhe nga Liga e Parë

Klubi futbollistik Istogu ka pësuar rënie të pabesushme në dy sezonet e fundit. 
Përderisa vitin e kaluar ishte pjesë e Superligës së Kosovës, ku shfaqte lojëra të mira, në stadiumin e Istogut tuboheshin mbi 2000 shikues, tash pas një viti ky ekip e humbi statusin edhe të Ligës së Parë, pra në edicionin e ardhshëm Istogu do të garojë në Ligën e dytë të Kosovës.

Me humbjen që pësoi dje në Vushtrri, tashmë Istogu dhe Deqani edhe matematikisht e kanë siguruar rënien nga Liga e Parë.
Vushtrria - Istogu përfundoi 3-1, pjesa e parë ishte e barabartë 1-1. Golin e vetëm për Istogun e shënoi Besmir Fetahu.
Por ... edhe nëse Istogu dje kundër Vushtrrisë do të shënonte fitore përsëri do të ishte në zonën e Ligës së Dytë, ani pse do të kishte shpresa që në xhiron e fundit ti shpëtoj më të keqes.
Por ... duke ditur së në futbollin kosovar, e me saktë në Ligën e Parë që në 4-5 xhirot e fundit ka vetëm 'pazare' ndërmjet ekipeve, do të ishte e pamundur që Istogu ti shpëtoj rënies.

Fajin për këtë dështim kaq të madh të klubin tonë sigurisht që e kemi të gjithë nga pak.

Këtë rënie kaq të pabesushme të klubin tonë sigurisht që dikush duhet të jap përgjegjësi !

Të shtunën Istogu zhvillon ndeshjen e fundit në Ligën e Parë, ku do të takohet me Ramiz Sadikun.

 

(Kosova Sot)