Ylli i Bundesligas: Ëndërroj që një ditë të luaj për Real Madridin (Foto)

  • 22 May 2017 - 15:32
Ylli i Bundesligas: Ëndërroj që një ditë të luaj për Real Madridin (Foto)

Bernd Leno ka zbuluar se ëndërron që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit

Portieri i Bayer Leverkusen, Bernd Leno, ëndërron që një ditë të transferohet në Real Madrid, i cili dëshiron të bëjë një hap më të madh në karrierë.

25 vjeçari është shndërruar një titullarë të padiskutueshëm te Leverkusen, që kur iu bashkua klubit nga Stuttgarti në vitin 2011 dhe ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Leno ka kontratë me klubin aktual deri në qershor të vitit 2020, por ka bërë të ditur se është shumë e vështirë të refuzohet Real Madridi, nëse veç e kontaktojnë atë.

“Synimi im është të bëhem një ndër portierët më të mirë në Evropë”, tha Leno për “T-Online”.

“Me Leverkusenin rregullisht po luajmë në garat evropiane, por ëndërr e imja është që një ditë të luaj në një klub më të madh dhe Real Madridi është skuadra që kam përkrahur që kur kam qenë fëmijë”, u shpreh më tej Leno.

Leno e ka mbajtur nëntë ndeshje portën e pa prekur këtë edicion në 42 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është ftuar në Kombëtaren e Gjermanisë nga Joachim Loë për Kupën e Konfederatave.

(Kosova Sot)