De Sciglio bënë atë që nuk do ta dëshironte asnjë tifoz i Milanit

  • 23 May 2017 - 23:03
De Sciglio bënë atë që nuk do ta dëshironte asnjë tifoz i Milanit

Mattia De Sciglio dhe agjenti i tij janë takuar me zyrtarët e Milanit, ku kanë kërkuar që ta lejojnë që të largohet gjatë kësaj vere

Mbrojtësi italian, Mattia De Sciglio dëshiron të largohet nga Milan për të kaluar te rivali i saj më i madh, Juventus.

Ai dhe agjenti i tij, sot janë takuar me Drejtorin Sportiv të Milanit, ku ua kanë bërë të qartë se nuk do të vazhdojë kontratën, e cila skadon në vitin 2018.

Ky veprim ka nervozuar tifozët e Milanit, të cilët sot kanë sulmuar veturën e De Sciglios në San Siro.

Sipas Sky Sport Italia, De Sciglio dëshiron të bashkohet me trajnerin Massimiliano Allegri në Juventus, ku mendon se mund të fitojë tituj.

Lojtari preferohet shumë nga Allegri, pasi mund të luaj në krahun e djathtë të mbrojtjes, në krahun e majtë dhe në mesfushë.

Milan tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e De Sciglios, i cili është mbrojtësi zviceran i Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez. 

(Kosova Sot)