Tottenhami kërkon 200 milionë funte për Kane

  • 26 June 2017 - 15:12
Tottenhami kërkon 200 milionë funte për Kane

Tottenham Hotspur e vlerëson Harry Kane rreth 200 milionë funte (227 milionë euro).

Mediat angleze kanë raportuar se Manchester Unitedi planifikon të ofrojë 100 milionë funte (114 milionë euro) për 23-vjeçarin.

Mirëpo, sipas The Independent, Spursat duan shumë para për sulmuesin e tyre kryesor.

Kane është lidhur me një kalim në Old Trafford prej se Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Djajve të Kuq.

Strategu portugez është në kërkim të një ‘numri 9’ për ta ndërtuar skuadrën rreth tij. 

 (Kosova Sot)