Milani fillon kontaktet me Calhanoglun

  • 26 June 2017 - 19:46
Milani fillon kontaktet me Calhanoglun

Agjenti i Hakan Calhanoglut, ka thënë se Milan është i interesuar për klientin e tij. 

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Gjermania thuhet se Calhanoglu tashmë vetëm ka arritur marrëveshje personale me Milanin.

Agjenti Bektas Demirtas ka refuzuar të flas për këtë çështje, pot ka treguar se ka interesim për lojtarin e Bayer Leverkusen.

“Ka pasur kontakte”, ka thënë ai për Reviersport.de.

“Por, ne nuk duam të komentojmë për këtë. Vetëm mund të them se Milanë është një klub i madh evropian”

Sipas Tuttomercatoweb, Rossonerët janë gati të paguajnë 20 milionë euro dhe 5 të tjera si bonuese.

 (Kosova Sot)