Conte premton edhe një tjetër transferim, kush do të jetë?

  • 23 July 2017 - 21:10
Conte premton edhe një tjetër transferim, kush do të jetë?

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte mbrëmë premtoi një tjetër transferim.

Por, kush do të jetë transferimi i radhës për Blutë e Londrës, vërtetë është një pikëpyetje e madhe.

Së fundi u raportua në mediat e huaja se ana e Contes ka nisur bisedimet me Alex Sandron e Juventusit.

Por, përveç mbrojtësit brazilian në shënjestër është edhe ish-fituesi i Ligës së Kampionëve me Chelsean, Ryan Bertrand.

Vlen të përmendet se Chelsea deri tani kanë bërë katër transferime: Alvaro Morata, Bakayoko, Caballero dhe Antonio Rudiger

(Kosova Sot)