Milan ofron 30 milionë euro për yllin e Juventusit

  • 25 July 2017 - 17:13
Milan ofron 30 milionë euro për yllin e Juventusit

Milan po vazhdon të jetë shumë aktive në transferimin e lojtarëve të rinj

Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci mund të mos jetë lojtari i vetëm i cili nga Juventus kalon në Milan.

Drejtuesit e Milanit tashmë kanë kthyer vëmendjen nga anësori kolumbian, Juan Cuadrado, i cili ka humbur vendin e tij në skuadrën e parë, pas transferimeve të Douglas Costas dhe Federico Bernardeschit.

 Sipas Calciomercato, Milani dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi, duke i bërë një ofertë shumë të mirë Juventusit prej 25 milionë eurosh dhe 5 të tjera bonuse.

Por, kjo ofertë pritet të refuzohet, pasi Juventus dëshiron 30 milionë dhe 5 të tjera bonuse.

(Kosova Sot)