Arsenali befasohet nga Stoke City (Video)

  • 19 August 2017 - 20:30
Arsenali befasohet nga Stoke City (Video)

rsenali është mundur nga Stoke City me rezultat 1-0 në Ligën Premier.

Edhe pse Topçinjtë ishin më të rrezikshëm në këtë takim, vendasit ishin vendosur në mënyrë përsosur në fazën mbrojtëse.

Pjesa e parë i takoi Arsenalit, por u mbizotërua me pak raste konkrete dhe të rrezikshme nga të dy anët.

Golin e vetëm në takim e shënoi Jese në minutën e 47-të pas asistimi nga Sadio Berahino.

Ishte Berahino ai i cili në minutën e 61-të rrezikoi portën e Petr Cech.

Pas kësaj humbje Arsenali renditet në vendin e 11-të me tre pikë, kurse Stoke në pozitën e 13-të me tre pikë. Ndeshja e ardhshme e Topçinjve është ndaj Liverpoolit, kurse Stoke City do të jetë mysafirë i West Bromit.

Vlen të theksohet e nga minua e parë për londinezët luajtën Granit Xhaka (u zëvendësua në minutën e 79-të) dhe Shkodran Mustafi.

Edhe Xherdan Shaqiri ishte titullar për vendasit, po ky i fundit u largua në minutën e 25-të për shkak të lëndimit. 

 

 

 

(Kosova Sot)