Real Madrid – Fiorentina, formacionet (Foto)

  • 23 August 2017 - 14:10
Real Madrid – Fiorentina, formacionet (Foto)

Real Madrid dhe Fiorentina do të përballen sonte, nga ora 20:45, në kuadër të trofeut ‘Santiago Bernabeu’

Në këtë takim Ciristiano Ronaldo do të luajë për herë të parë këtë sezon para tifozëve të ‘Los Blancos’.

Portugezi nuk ka mundur të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, në kuadër të Superkupës së Spanjës, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në takimin e parë.

Për herë të fundit Ronaldo ka luajtur para publikut të Real Madridit më 14 maj në ndeshje ndaj Sevillas (4:1).

Në këtë takim, Zidane do të inkuadrojë edhe disa lojtarë që kanë pasur minutazh më të vogël në ndeshjet e fundit.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

(Kosova Sot)