“Rashford po aq i mirë sa Mbappe dhe Dembele”

  • 21 September 2017 - 15:05
“Rashford po aq i mirë sa Mbappe dhe Dembele”

Phil Neville ka thënë se Marcus Rashford ka potencial të bëhet lojtar i kosit botëror dhe është në një nivel me Kylian Mbappen dhe Ousmane Dembelen.

Rashford shënoi dy herë dhe dhuroi një asistim në ndeshjen që Manchester United e fitoi 4-1 ndaj Burton Albion  e vlefshme për Carabao Cup.

Neville, që tani është 40 vjeç ka punon si analist në Sky Sports.

“Të gjithë flasin për Ousmane Dembelen dhe Kylian Mbappen, por askush nuk flet për Rashfordin në vendin e tij”.

“Pasi është anglez njerëzit thonë ‘ai luan në krahun e djathtë, është i mirë’”.

“Ai është në një nivel me Dembelen dhe Mbappen dhe mund të luajë edhe në krahun tjetër. Njerëzit thonë se ai mund të luajë edhe në qendër pasi është mjaftë i mirë”.

Barcelona e bleu Ousmane Dembelen këtë verë duke e thyer rekordin e klubit, ndërsa Kylian Mbappe u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori pasi kaloi te PSG.

“Rashford vlen njëjtë sa ata dy, diku 100-150 milionë funte dhe çdo ditë është më i mirë dhe më i mirë”.

Neville shtoi se beson te Jose Mourinho dhe rritjen e lojtarit nën urdhrat e tij. 

(Kosova Sot)