Conte e shesh Cavanin si zëvendësues te Costas

  • 21 September 2017 - 15:14
Conte e shesh Cavanin si zëvendësues te Costas

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, e sheh sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavanin, si zëvendësues potencial të Diego Costas.

E ardhmja e Cavanit është në pikëpyetje pasi që në fundjavën e kaluar pati një kacafytje me Neymarin.

The Sun shkruan se PSG mund ta detyrojë Cavanin të largohet.

Trajneri Antonio Conte pasi e largoi nga skuadra Diego Costan kërkon një lojtarë të fuqishëm zone.

E Cavani shihet si lojtar ideal për ta zënë këtë pozitë.

Për sulmuesin e njohur kanë shfaqur interesin edhe klube të njohura si Juventus e Inter.

Cavani ka luajtur më parë në Serie A te Napoli dhe një kalim në Ligën Premier do të ishte i mirëseardhur.

(Kosova Sot)