Montella e pranon: Milan i meriton kritikat

  • 25 September 2017 - 18:43
Montella e pranon: Milan i meriton kritikat

Vincenzo Montella nuk është i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Sampdorias

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella është kritikuar për paraqitjen e dobët të skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Sampdorias, të cilën e humbën 2:0.

Ai e pranon se kritikat janë të drejta dhe premton se do të intervenojë shumë shpejtë, duke gjetur problemin.

“Mendoj se kritikat janë objektive. Të gjithë pajtohemi se paraqitja jonë ishte nën nivelin e këtij Milani. Objektivi i imi është që të gjej problemin dhe të intervenojë”, tha Montella për Milan TV.

“Ne kemi folur me klubin dhe lojtarët dhe tani na duhet të krijojmë mentalitet fituesi”.

Milan në gjashtë ndeshjet e para këtë sezon ka shënuar katër fitore dhe ka pësuar dy humbje, duke u renditur vetëm në vendin e pestë, pas Napolit, Juventusit, Interit dhe Romës. 

(Kosova Sot)