Ramos, te Reali deri më 2020-ën

  • 29 July 2015 - 22:51
Ramos, te Reali deri më 2020-ën

Sergio Ramos do të vazhdojë kontratën gjerë në vitin 2020.

Kapiteni i ardhshëm i Real Madridit tanimë zyrtarisht do të jetë mbrojtësi, Sergio Ramos.

Mundo Deportivo raporton se Ramos do të nënshkruajë këto ditë kontratën e re me skuadrën mbretërore.

Ajo do ta mbaj atë në Madrid deri në vitin 2020, teksa lojtari gjatë kësaj kohe do të përfitojë plot 9 milionë euro në stinor.