Messi: Këta janë favoritët për Kupën e Botës

  • 25 November 2017 - 10:48
Messi: Këta janë favoritët për Kupën e Botës

Gjermania, Franca, Spanja dhe Brazili, së bashku me Argjentinën, sipas Messit janë favorit për të triumfuar në Botërorin “Rusia 2018”.

Lionel Messi ka folur për shumë gjëra në një intervistë të gjatë për Marca, pas pranimit të Këpucës së Artë (të premten), e katërta në karrierë, që barazoi Cristiano Ronaldon.

Messo foli edhe për favoritët e Kupës së Botës që në vitin 2018 do të mbahet në Rusi dhe emri i parë që i vjen në mendje argjentinasit është Gjermania, kampionia aktuale në këtë garë.

“Cilat Kombëtare do të jenë rivalet e Argjentinës për Botëror? Gjermania është një ndër favoritët për Kupën e Botës, si gjithmonë”, u shpreh fillimisht Messi.

“Ka edhe përfaqësuese tjera që janë kandidate[për titull si; Brazil, Spanja apo Franca. Ato kanë treguar se janë të forta dhe kanë siguruar Botërorin pa shumë probleme”, shtoi Messi.

(Kosova Sot)