Corriere della Sera: Blerja e Milanit absolutisht jo transparente

  • 01 December 2017 - 09:05
Corriere della Sera: Blerja e Milanit absolutisht jo transparente

Corriere della Sera dhe La7 pohojnë se blerja e klubit italian, Milan, nga biznesmeni kinez, Yonghong Li, ishte absolutisht jo transparente, duke arritur një nivel që s’është parë kurrë më herët.

Shitja e Milanit nga Silvio Berlusconi të biznesmeni kinez është analizuar nga ekspertë të shumtë financiar nëpër botë në javët e fundit, përfshirë nga Neë York Times dhe revista Forbes.

“Kemi një emër, Yonghong Li, por në realitet nuk e dimë nëse ai është pronari i Milanit”, ka thënë Mario Gerevini nga Correire della Sera në një raport hetues të transmetuar në emisionin Piazzapulita të La7.

“Nëse e blini një klub në vlerë 720 milionë euro, përfshirë 220 milionë euro borxh, dhe të duhet të marrësh kredi në një shkallë prej 11 për qind, do të thotë se nuk ke para”, ka shtuar ai. 

 (Kosova Sot)