Cristiano Ronaldo barazoi Lionel Messin

  • 16 December 2017 - 21:00
Cristiano Ronaldo barazoi Lionel Messin

Ronaldo ka barazuar Messin dhe Lewandowskin me gola të shënuara në një vit kalendarik.

Goli në finale të Kupës së Botës për Klube kundër Gremios, ishte i 53 në vitin 2017 për Cristiano Ronaldo me klub dhe Kombëtare.

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2017, ka barazuar kështu Lionel Messin dhe sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, që gjithashtu kanë shënuar nga 53 gola.

Mbetet të shihet se cili do të mbajë për vete këtë rekord, apo do të ndahet mes tyre. 

(Kosova Sot)