“Do të ishte bukur nëse futbollistët e Barcelonës rreshtohen për të na nderuar”

  • 17 December 2017 - 21:18
“Do të ishte bukur nëse futbollistët e Barcelonës rreshtohen për të na nderuar”

Cristiano Ronaldo “ngacmon” Barcelonën më pak se një javë nga El Clasico i parë i sezonit që do të zhvillohet më 23 dhjetor në “Santiago Bernabeu”.

Rekordmeni i “Los Blancos”, autor i golit vendimtar në finalen e Botërorit të Klubeve përballë Germios, Cristiano Ronaldo, deklaroi se do t’i pëlqente që futbollistët “baugrana” t’i nderonin rivalët të përjetshëm për suksesin e arritur.

Në të kaluarën, si Barcelonës, ashtu edhe Realit, i është bërë një nderim i tillë.

Hera e fundit kur Barcelona ka bërë korridorin për Real Madridi është maji i vitit 2008. 

Reali erdhi në atë ndeshje si kampion i La Ligas pasi tri ditë më parë kishte fituar 2:1 kundër Osasunës, për të fituar edhe matematikisht titullin.

“Do të ishte bukur nëse futbollistët e Barcelonës të rreshtoheshin për të na nderuar për arritjet tona”, tha Ronaldo.

“Shpresoj që të fitojmë në El Clasico që gara për titulli të jetë e hapur. Duhet të jetojmë duke shijuar çdo moment, sepse nuk i dihet se çfarë do të në ofrojë e nesërmja”, shtoi ai.

“Po fitojmë besim dhe po përmirësohemi dita-ditës për ta mbyllur sa më mirë sezonin. Jam shumë i lumtur që shënova golin e fitores, po jetoj një sezon fantastik”.

CR7 u zgjodh futbollisti më i mirë i finales, sepse pikërisht falë tij Reali koleksionoi trofeun e pestë sezonal.

“Sigurisht që më lumturon fakti që fitova titullin kampion bote për klube. Real Madridi nuk kishte fituar kurrë 5 trofe në një vit. Është një tjetër rekord”, u shpreh CR7.

(Kosova Sot)