Mkhitaryan i jep ditën e gjelbër Interit

  • 18 December 2017 - 10:27
Mkhitaryan i jep ditën e gjelbër Interit

Corriere dello Sport e filloi javën me një lajm të mirë për tifozët e Interit.

Sipas gazetës italiane, sulmuesi i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan, ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar klubit italian.

Zikaltrit tash e disa kohë kanë qenë në bisedime me agjentin Mino Raiola për të siguruar shërbimet e armenit.

28-vjeçari me shumë mundësi do të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me Joao Marion, kjo pasi portugezi është i pëlqyer nga trajneri Jose Mourinho.

Por, nëse Joao Mario i bashkohet Paris Saint Germainit, atëherë Mkhitaryan do të blihet nga Interi, ndërsa vlera e lojtarit është rreth 35 milionë euro.

Në 12 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar pesë asistime. 

(Kosova Sot)