Hasi mund ta marrë drejtimin e Genkut

  • 18 December 2017 - 14:15
Hasi mund ta marrë drejtimin e Genkut

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi pritet të bëhet me skuadër të re së shpejti.

Është skuadra e madhe belge, Genk e cila e ka në listë trajnerin shqiptar dhe thuhet se bisedimet kanë filluar.

Klubi bardh e kaltër ka shkarkuar nga detyra e trajnerit holandezin Albert Stuivenberg për shkak të rezultateve të dobëta.

Por përveç gjakovarit, në garë për ta marrë skuadrën belge janë edhe Peter Bosz që u shkarkua nga Dortmundi si dhe Frank de Boer.

Hasi ka luajtur për Genkun gjatë një periudhe gjashtë vjeçare nga viti 1994 deri në 2000 ku ka fituar edhe trofe të rëndësishëm si kampionati dhe Kupa e Belgjikës.

Gjithsesi shqiptari po udhëheq para trajnerëve tjerë, ndërsa ai më parë në Belgjikë ka drejtuar edhe Anderlechtin.

Kujtojmë që Hasi është aktualisht pa klub pas shkarkimit nga gjiganti grek Olympiakios.

Te Genku në skuadër Hasi do ta gjente edhe talentin e madh nga Kosova, Edon Zhegrova.

(Kosova Sot)