Qollaku dhe Avdijaj përleshen me yllin e Baselit (Video)

  • 18 December 2017 - 14:43
Qollaku dhe Avdijaj përleshen me yllin e Baselit (Video)

Arjan Qollaku dhe Albion Avdijaj kanë qenë protagonist në humbjen 0:2 nga Baseli

Dy futbollistët shqiptarë, Arjan Qollaku dhe Albion Avdijaj kanë qenë protagonist në ndeshjen ndaj Baselit, duke u përleshur me futbollistin e kësaj skuadre, Renato Steffen.

Qollaku gjatë një kundërsulmi hyri në zonën e Baselit ku u pengua nga Steffen, por që gjyqtari nuk akordoi penallti.

Zvicerani reagoi pas rrëzimit të Qollakut, ndërsa ky i fundit u ngrit me shpejtësi, duke e goditur dhe shtyrë atë.

Në përleshje u inkuadruan edhe futbollistët e tjerë, ku një ndër ta ishte Albion Avdiajaj, që kapi për fyti Steffen dhe e largoi.

Gjyqtari nuk ndëshkoi asnjërin lojtar me karton të kuq, por vetëm me karton të verdhë.

(Kosova Sot)