Messi: “Do të ishte një avantazh i madh nëse fitojmë El Clasicon”

  • 18 December 2017 - 16:53
Messi: “Do të ishte një avantazh i madh nëse fitojmë El Clasicon”

Messi shpreson në fitore të shtunën kundër Real Madridit, pasi kjo do t’ua mundësonte rritjen e diferencës me rivalin kryesor për titullin e Spanjës. Diferenca mes Realit e Barçës aktualisht është 11 pikë, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

“El Clasico” e parë për vitin 2017 do të zhvillohet të shtunën, Real Madridi pret Barcelonën nga ora 13:00 në “Santiago Bernabeu”.

Kjo ndeshje është më e rëndësishme për Los Blancos, pasi aktualisht gjenden 11 pikë prapa katalunasve, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lionel Messi, pasi mori çmimin e më të mirit në La Liga nga Marca, tha se triumfi në “El Clasico” do të ishte një avantazh i madh në luftën për titull, pasi matematikisht distanca me Realin do të shkonte në 14 pikë.

“Do të jetë shumë e rëndësishme fitorja, për rëndësinë që ka kjo ndeshje", u shpreh fillimisht ai.

“Gjithmonë ndeshjet kundër Real Madridit janë speciale, kjo edhe për shkak të stadiumit. Nëse fitojmë, do të ishte një avantazh i madh, pavarësisht se nuk janë ata të dytit”, tha Messi.

“Do të ishte mirë që të mbyllim vitin me fitore dhe t’i festojmë të lumtur festat e fund vitit”, shtoi argjentinasi.

Përveç lojtarit më të mirë në La Liga për vitin që po lëmë pas, Messi mori nga Marca edhe çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi e përfundoi sezonin me 37 finalizime.

(Kosova Sot)