Iniesta: “El Clasico” nuk është vendimtare për titull

  • 18 December 2017 - 17:53
Iniesta: “El Clasico” nuk është vendimtare për titull

Iniesta mendon se “El Clasico” e 23 dhjetorit është veç një ndeshje më shumë, e jo vendimtare për titull.

Real Madridi e pret Barcelonën të shtunën në “Santiago Bernabeu”, për të zhvilluar “El Clasicon” e parë për këtë sezon.

Kjo ndeshje është më shumë e rëndësishme për Los Blancos pasi aktualisht gjenden 11 pikë prapa Barcelonës dhe humbja të shtunën do të bënte që t’i thonë lamtumirë titullit.

Por, kështu nuk mendon kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, i cili thotë se është veç një ndeshje më shumë edhe nëse fitojnë në “Bernabeu”.

“Të jem i sinqertë, mendoj që jo, sepse jemi vetëm në dhjetor dhe liga është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë”, u shpreh Iniesta.

“Është e vërtet se do të ishte një hap i madh para, por aktualisht jemi vetëm gjashtë pikë larg pozitës së dytë. Synimi dhe dëshira është që të bëjmë ndeshje të mirë në “Bernabeu” dhe t’i marrim tri pikët”, shtoi Iniesta.

(Kosova Sot)