Rafinha është gati për “El Clasico” (Foto)

  • 18 December 2017 - 18:41
Rafinha është gati për “El Clasico” (Foto)

Pas tetë muajsh, Rafinha është gati për lojë.

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, u detyrua dy herë të operohet në gju, hera e fundit pas dëmtimit në prill kundër Granadas.

Por, pritjes së gjatë tashmë i erdhi fundi. Rafinha mund të rikthehet në aksion pas tetë muajsh jashtë fushave, ai pritet të ftohet për “El Clasico” mes Real Madridit e Barcelonës që zhvillohet të shtunën.

Lajmi është konfirmuar nga Barcelona. Pas testeve mjekësore të kryera gjatë ditë së stome, është konstatuar se 24 vjeçari brazilian është gati për lojë.

(Kosova Sot)