UEFA: Gjashtë golat më të bukur në Champions League

  • 18 December 2017 - 21:42
UEFA: Gjashtë golat më të bukur në Champions League

Goli i Cenk Tosun është zgjedhur më i miri i fazës së grupeve në Champions League.

UEFA ka zgjedhur golat më të bukur të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Goli më i bukur është zgjedhur ai i sulmuesit të Besiktas, Cenk Tosun, që kishte shënuar kundër Portos.

Goli i Gareth Bale i shënuar në fitoren 3:1 të Real Madridit kundër Borussia Dortmundit, është zgjedhur si i dyti më i mirë.

Pas ti vjen ai i Antoine Griezmann i shënuar kundër Romës, kurse në mesin e më të mirëve janë edhe Sadio Mané (Liverpool), Edin Dzeko (Roma) dhe Stephan El Shaarawy (Roma).

(Kosova Sot)