137 futbollistë kanë shënuar më shumë gola se Cristiano Ronaldo

  • 20 January 2018 - 12:50
137 futbollistë kanë shënuar më shumë gola se Cristiano Ronaldo

Ronaldo ka shënuar vetëm katër gola në La Liga, 137 futbollistë kanë realizuar më shumë se ai në top pesë ligat Evropiane.

137 futbollistë kanë më shumë gola se Cristiano Ronaldo këtë edicion dhe 85 të tjerë aq sa portugezi (nga katër gola), në top pesë ligat Evropiane (Serie A, Premierligë, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1).

Këto statistika dëshmojnë më së miri formën aspak të mirë që po kalon këtë edicion pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Ronaldo po shijonin sezonin më të dobët në karrierë në La liga që kur iu bashkua Realit në verën e vitit 2009, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ligën e Kampionëve.

CR7 në gjashtë ndeshje këtë edicion ka realizuar nëntë gola dhe theu rekord historik duke u bërë lojtari i vetëm që realizon në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve, përcjell Gazeta Express.

Premierligë: 19 futbollistë kanë gola sa CR7 (nga katër), pesë lojtarë kanë nga pesë gola, 10 lojtarë nga gjashtë, gjashtë nga shtatë gola dhe 13 të tjerë nga tetë deri në 20, listës i prin sulmuesi Harry Kane i Tottenham.

Bundesliga: 16 lojtarë kanë gola sa Ronaldo, derisa 21 të tjerë kanë më shumë se portugezi, nga pesë deri në 15 gola më së shumti, ku Bundesliga udhëhiqet nga sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Ligue 1: 16 lojtarë kanë gola sa Ronaldo, derisa 33 kanë më shumë se portugezi, nga pesë gola deri në shifrën më të lartë, 20 gola, që i ka deri më tani Edinson Cavani dhe prin në Ligue 1, derisa është edhe ndër pesë më të mirët në Evropë.

La Liga: 18 lojtarë kanë gola sa Ronaldo dhe 29 tjerë më shumë se Ronaldo, nga pesë gola deri në 17 më e larta, që është Lionel Messi.

Serie A: 16 lojtarë kanë gola sa Ronaldo deri më tani këtë edicion dhe 26 më shumë, duke nisur nga pesë gola deri në golashënuesin më të mirë në këtë Ligë, Ciro Immobile, me 20 gola. 


 

(Kosova Sot)