Zidane: Punë e vështirë ta drejtosh Realin, por s’lëvizi nga këtu

  • 17 February 2018 - 20:35
Zidane: Punë e vështirë ta drejtosh Realin, por s’lëvizi nga këtu

Zinedine Zidane e pranon se puna e tij si trajner i Real Madridit është shumë e lodhshme, por këmbëngul se ende nuk është i gatshëm ta lërë këtë pozitën.

Francezi e ka udhëhequr Real Madridin drejt fitimit të tetë trofeve, përfshirë dy tituj radhazi në Ligë të Kampionëve, në dy sezonet e fundit që prej se erdhi në stol në fillim të vitit 2016.

Megjithatë, forma e dobët e Real Madridit në La Liga këtë sezon – pasi ka 17 pikë më pak se lideri Barcelona, derisa po ashtu u eliminua edhe nga Kupa e Mbretit nga Leganes – ka bërë që pozita e Zidane të jetë në rrezik.

“Është shumë e lodhshme e sidomos në Real Madrid”, ka thënë Zidane sot në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Real Betisit të dielën.

“Natyrisht se vjen një moment kur ndryshimi është i nevojshëm dhe kjo vlen për të gjithë dhe jo vetëm për trajnerin. Tani nuk është momenti por do të ndodhë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)