Lamtumirë Zidane

  • 18 February 2018 - 10:29
Lamtumirë Zidane

Zinedine Zidane po mendon seriozisht largimin nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Paraqitjet e dobëta në La Liga dhe në Copa del Rey kanë shtyrë trajnerin francez, Zinedine Zidane që të mendojë largimin nga Real Madrid.

Francezi insiston se mendon ditë pas dite dhe nuk beson se kontrata e tij deri në vitin 2020 me Realin nuk do të thotë diçka.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, as titulli i Ligës së Kampionëve nuk siguron qëndrimin e francezit.

Thuhet se Zidane në fund të këtij sezoni do të bisedojë me presidentin Florentino Perez, ku do të vendos edhe rreth të ardhmes.

(Gazeta Sot)