Formacionet e mundshme, Shakhtar – Roma

  • 21 February 2018 - 10:18
Formacionet e mundshme, Shakhtar – Roma

Një ndeshje mjafte interesante nga pret të sot (e mërkurë) në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra ukrainase Shkahtar e pret Romën në shtëpi, në një ndeshje që nga analistët po konsiderohet si e barabartë.

Të dy klubet kanë mungesat e tyre, por Paulo Fonseca dhe Eusebio di Francesco, do të futen në fushë me skuadrat më të forta aktuale dhe pa kalkulime në formacion.

Te Shakhtar në portë do të jetë Pyatov, ndërsa mbrojtja do të drejtohet nga veterani Rakitskiy.

Në sulm pritet të luajnë brazilianët Marlos, Taison dhe Bernard që do ta mbështesin Ferreyran.

Në anën tjetër në port pritet të jetë Alisson, ndërsa Manolas dhe Fazio do të luajnë në mbrojtje.

Sulmi pritet të përbahet nga Under, Nainngolan, Perotti dhe Dzeko.

Shakhtar: Pyatov; Butko, Kryvtsov, Rakitskiy, Ismaily; Fred, Stepanenko; Marlos, Taison, Bernard; Ferreyra

Roma: Alisson; Bruno Peres, Fazio, Manolas, Kolarov; De Rossi, Strootman; Under, Nainggolan, Perotti; Dzeko

(Kosova Sot)