Zaha mund t’ia kalojë Hazardit dhe Sanchezit - Sport - Kosova Sot
Zaha mund t’ia kalojë Hazardit dhe Sanchezit

Zaha mund t’ia kalojë Hazardit dhe Sanchezit

Ish trajneri i Anglisë Roy Hodgson ka thënë se Zaha është njëri prej lojtarëve më të mirë në Premier Ligë pasi që ka pasur një formë sensacionale këtë sezon

Menaxheri i Crystal Palace, Roy Hodgson ka theksuar që Wilfried Zaha është në gjendje të bëhet lojtarë edhe më i mirë dhe të kalojë Eden Hazardin e Chelsea dhe Alexis Sanchezin e Manchester United.

Anësori ka pasur një rol kryesor për “Shqiponjat” e Londrës në luftën për mbijetesë.

“Ai është shumë i rëndësishëm, ashtu sikurse ishte sezonin e kaluar dhe na ka ndihmuar neve si skuadër për të mbijetuar”, tha Hodgson.

“Aftësitë e tij dribluese dhe loja me top e bën atë të dëshmuar tash e një kohë dhe shpejt mund të krahasohet me Alexis Sanchez apo Eden Hazard”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot)

4 orë e 59 minuta më parë
17/07/18