Djali i Elton John nënshkruan për Watfordin

  • 16 May 2018 - 17:43
Djali i Elton John nënshkruan për Watfordin

Ylli i popit është një tifozë i çmendur i Hornets, madje njëherë ishte emëruar shef i klubit në fund të viteve 70

Djali i Sir Elton John, Zachary Jackson Levon Furnish-John, i është bashkuar akademisë së Watford.

John, që është i njohur për hitet e tij Rocket Man dhe Tiny Dancer, ka qenë edhe kryetar i klubit, pozitë të cilën e kishte marrë në vitin 1976 me qëllimin që të dërgojë këtë skuadër në nivele të larta të futbollit, një gjë që e kishte arritur në vitin 1982.

“Ata janë të lumtur. Zachary ka mbushur shtatë vjet kurse Elijah pesë. Por, Zachary është futbollist i jashtëzakonshëm” , ka thënë John për Daily Star.

“Ai luan për skuadrën e Watford në akademi të tyre”.

Elijah duket se ndoshta nuk do të ndjek hapat e vëllait të tij, por ndoshta të babait.

“Elijah e do muzikën – të dy e duan – por Elijah më shumë”, ka thënë në këtë intervistë Elton John. 

 

(Kosova Sot)