Karton i kuq në ndeshjen Prishtina – Drita

  • 20 May 2018 - 17:18
Karton i kuq në ndeshjen Prishtina – Drita

Prishtina ka mbetur me një lojtar më pak në fushë pasi Curri është ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e 32'.

Drita e Prishtina po barazojnë 0-0 kur po rrjedh minuta e 37 e takimit në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Shani Haxhiislami”, vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës.

Skuadra kryeqytetase, po luan me një lojtar më pak që nga minuta e 32’.

Debatik Curri, mbrojtësi i Prishtinës, është ndëshkuar me direkt karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Xhevdet Shabani.

 

(Kosova Sot)