Mourinho ia rrëmben një lojtar Interit

  • 26 May 2018 - 11:10
Mourinho ia rrëmben një lojtar Interit

Jose Mourinho kërkon t’ia rrëmbejë nga duart mbrojtësin portugez Interit.

Manchester Unitedi do të tentojë t’i shtojë opsionet në mbrojtje këtë verë duke bërë ofertë prej 35 milionë euro për Jao Cancelon, i cili është në pronësi të Valencias, por i huazuar te Interi, raporton Mirror.

Portugezi e kaloi sezonin 2017/18 i huazuar te gjiganti italian, i cili e ka opsionin për ta blerë kartonin e tij, por “Djajtë e kuq” shpresojnë se do të mundë të ndërhyjnë dhe ta mposhtin Interin për shërbimet e tij. 

(Kosova Sot)