Manchester City ofron 80 milionë euro për Iscon

  • 26 May 2018 - 11:13
Manchester City ofron 80 milionë euro për Iscon

Manchester City vazhdon të këmbëngulë për mesfushorin spanjoll Isco.

Kampioni i Premierligës Manchester City është i gatshëm të bëjë ofertë në vlerë 80 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit, Iscon, raporton Mundo Deportivo.

Përfaqësuesi i Spanjës është synim i Pep Guardiolas tash e një kohë.

Sipas të përditshmes spanjolle, Pep beson se tani mund përfundimisht ta transferojë Iscon midis shqetësimeve të raportuara në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot)