Festoi duke prekur mjekrën, zbulohet domethënia e veprimit të Ronaldos pas golit të parë

  • 15 June 2018 - 23:50
Festoi duke prekur mjekrën, zbulohet domethënia e veprimit të Ronaldos pas golit të parë

Pas golit të parë të Ronaldos, të shumtë ishin ndjekësit nga e gjithë bota, që pyetën veten se çfarë kuptimi kishte festimi i portugezit, që filloi të prekte pjesën e mjekrës në fytyrë.

Pasi bëri festimin klasik me një hedhje pranë flamurit të këndit, portugezi preku mjekrën, duke simbolizuar dhinë(Goat në anglisht), por duke luajtur me fjalët, pas G.O.A.T, shërben edhe si shkurtim fjalësh, për “Më i Miri i Të Gjitha Kohërave(Greates Of All Time).


(Kosova Sot)