Spalletti: Nainggolan është lojtari që i mungonte Interit

  • 25 June 2018 - 18:00
Spalletti: Nainggolan është lojtari që i mungonte Interit

Luciano Spalletti e ka mirëpritur Radja Nainggolanin te Interi duke thënë se ai është lojtari që i ka munguar formacionit të tij.

Mesfushori belg është ribashkuar me trajnerin e dikurshëm te Roma dhe është pritur nga shumë tifozë në Milano, ku gjatë të hënës do t’i kryejë ekzaminimet mjekësore.

Nerazzurrët do të paguajnë 24 milionë euro për 30-vjeçarin, si edhe Davide Santon e Nicolo Zaniolo do të shkojnë në Stadio Olimpico.

“(Lojtari) posedon gjithçka për t’u përballur me cilindo kundërshtar. Ai është Ninja. Është po ashtu kënaqësi për lojtarët kur masa e njerëzve dalin për ta mbështetur Interin në secilin stadium, sepse dashuria shkon mbi rezultatin”, ka deklaruar Spalletti për Sky Sport Italia.

Gjatë këtij afati kalimtar, zikaltrit kanë siguruar edhe shërbimet e Stefan de Vrij (Lazio) dhe Kwadwo Asamoah (Juventus) si lojtarë të lirë.

Spalletti ka konfirmuar se me transferimin e tyre ka vendosur të luajë me tre mbrojtës. 

(Kosova Sot)