Inter e vendos çmimin për Joao Marion
Inter nuk e do më në skuadër portugezin Joao Mario, të cilin dëshiron ta shes gjatë kësaj vere
Skuadra italiane, Inter ka vendosur që gjatë kësaj vere të shes mesfushorin e talentuar portugez, Joao Mario.
Sipas Gazzetta dello Sport, italianët për shërbimet e Marios duan 27 milionë euro, apo 13 më pak se sa e transferuan dy vite më parë nga Sporting.
Mario gjashtë mujorin e sezonit të kaluar ishte i huazuar në West ham, por skuadra angleze nuk e shfrytëzoi opsionin për ta transferuar.
Tashmë për portugezin po interesohet skuadra tjetër angleze, Wolves.
(Kosova Sot)