Manchester United e nis me fitore sezonin e ri - Sport - Kosova Sot
Manchester United e nis me fitore sezonin e ri

Manchester United e nis me fitore sezonin e ri

Gjiganti anglez e ka hapur sot sezonin e ri në Premier Ligë, ku e ka mposhtu Leicester Cityn më rezultat 2-0

Premier Liga sot ka hapur perdet dhe shou i ligës më të fortë në botë ka filluar me ndeshjen Manchester United – Leicester City.

Në Old Trafford është zhvilluar një ndeshje e hapur dhe shumë interesante derisa “Djajtë e kuq” e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1, në të cilën ndeshje Paul Pogba ishte kapiten.

United arriti shumë shpejt te goli pasi që në minutën e parë u shkaktua penallti nga lojtarët e Leicester. Paul Pogba u tregua i saktë dhe shënoi për rezultat 2-0.

Pas golit ishte Leicester që e morën inciativën dhe ishin shumë afër për të barazuar rezultatin që në minutën e 15’të më Ihanachon.

Megjithatë, në 45 minutat e parë United u mbrojt mirë dhe arriti që të ruaj rezultatin prej 1-0.

Në pjesën e dytë prapë ishin Leicester që sulmonin dhe Ihenacho prapë gjendet në pozitë për të barazuar në minutën e 54’të, por De Gea bëri një pritje fenomenale.

Pas minutës se 70’të, United fillon ta merr inciativën.

Lukaku ishte afër për ta dyfishuar epërsinë por nuk arriti ta bëntë këtë edhe pse u gjend ballë për ballë me portierin e United, Schmeichel.

Por, kur po zhvillohej minuta e 81’të. Luke Shaë depërton dhe shënon për rezultat 2-1.

Leicester arriti që ta ngushtonte epërsinë, ku Vardy shënon në minutën e dytë shtesë të takimit.

Në fund United arrin që t’i siguroi pikët e para në këtë sezonë, pavarësisht kritikave që Mourinho nuk ka bërë shumë transfere këtë vit.

 

(Kosova Sot)

52 minuta më parë
19/08/18