Guendouzi insiston që Arsenali mund ta fitojë Premier Ligën

  • 15 August 2018 - 17:23
Guendouzi insiston që Arsenali mund ta fitojë Premier Ligën

Mesfushori 19 vjeçar, i cili u transferua nga Lorient këtë verë te Gunners, beson se ata kanë kapacitete për të sfiduar skuadrat e tjera për kreun e tabelës

Matteo Guendouzi insiston që Arsenali mund ta fitojë Premier Ligën këtë vit pavarësisht se u mposhtën nga Manchester City, i cili e dominoi këtë ligë sezonin e kaluar.

“Po, besoj që ne mundemi të fitojmë këtë sezon sepse kemi lojtarë dhe stafë për ta bërë këtë”, tha ai për Evening Standard.

“Ne me të vërtetë besojmë dhe do të bëjmë gjithçka që ne të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe te kemi një sezon fantastik. Besojmë se do ja arrim këtë”.

 

(Kosova Sot)