Festë e basketbollit në Prizren

  • 29 August 2015 - 09:13
Festë e basketbollit në Prizren

Bashkimi debuton kundër Pejës

Skuadra e Bashkimit do të luajë në Prizren ndaj Pejës në xhiron e parë të Ligës Ballkanike në kuadër të Grupit B. Për prizrenasit kjo përballje më shumë do të jetë festë, pasi debutojnë në Ligën Ballkanike, kurse për Pejën është viti i tretë në këtë garë

Prishtina në takimin e parë ndeshet me Beroe-n

Edicioni 2015/16 i Ligës Ballkanike (BIBL) do të hapet me duele të ekipeve kosovare. Në ndeshjen e parë të Grupit A, në Stara Zagora, ekipi Beroe do të jetë nikoqir i Sigal Prishtinës, që edicionin e kaluar u shpall kampione e kësaj gare. Në ndeshjen e parë të Grupit B hapjen e garave të këtij edicioni do ta bëjnë Bashkimi dhe Peja me duelin e tyre që zhvillohet në Prizren. Të dyja këto ndeshje në program janë më 13 tetor. Për Bashkimin do të jetë festë pasi është hera e parë që marrin pjesë në Ligën Ballkanike, derisa hera e tretë për Prishtinën dhe Pejën. Përndryshe Sigal Prishtina, kampioni aktual i BIBL, përveç me Beroe-n, në Grupin A është së bashku me ekipet malaziase Mornar e Teodo dhe ekipin maqedonas Kozuv. Në Grupin B përveç Pejës dhe Bashkimit bën pjesë edhe ekipi bullgar Levski 2014, si dhe skuadrat nga Mali i Zi, Sutjeska dhe Lovcen. BIBL e ka dërguar kalendarin e ndeshjeve, por e ka lënë të hapur mundësinë që në ligë të bashkëngjitet edhe një ekip nga Shqipëria (do të luante në Grupin A) dhe një klub tjetër nga Rumania (do të luante në Grupin B)... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)