Barcelona i falet Vermaelen, fiton 1-0 ndaj Malagës

  • 29 August 2015 - 23:30
Barcelona i falet Vermaelen, fiton 1-0 ndaj Malagës

Barcelona regjistron suksesin e radhës në La Liga. Katalanasit mundin në “Cam Nou” Malagën me rezultatin 1-0. Parashikohej një sfidë aspak e lehtë për katalanasit, dhe kjo e duk dhe nga loja e zhvilluar nga të dyja palët. Blaugranat vonuan në gjetjen e golit, por arritën të merrinin 3 pikët.

Shpëtimtari i Barçës nuk ishte i përhershmi Messi, por Vermaelen, i cili vetëm në minutën e 73′ çoi topin në portë, duke çuar në peshë të gjithë stadiumin. 1-0 përfundon gjithçka dhe Barcelona në dy javë kampionat është me pikë të plota, 6.