Këto janë pesë skuadrat më të mira se Liverpooli në Ligën e Kampionëve sipas Pirlos - Sport - Kosova Sot
Këto janë pesë skuadrat më të mira se Liverpooli në Ligën e Kampionëve sipas Pirlos

Këto janë pesë skuadrat më të mira se Liverpooli në Ligën e Kampionëve sipas Pirlos

Andrea Pirlo e ka lëshuar një intervistë interesant të realizuar me Tuttosport duke e diskutuar stinorin e ri të Ligës së Kampionëve.

Ai i ka përmendur pesë skuadrat të cilat janë më të forta se Liverpooli në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Juventusi është skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve së bashku me Real Madridin”, ka thënë ish-mesfushori i Milanit.

“Të duhet tri gjëra për ta fituar këtë kompeticion: Skuadër të fortë, formë fizike të mirë mes muajit mars dhe prill dhe pak fat”.

“Pas Juventusit dhe Real Madridit, mendoj se janë Manchester City, Paris Saint-Germaini dhe Barcelona”.

Nuk e ka futur në listë skuadrën e Jurgen Kloppit, e cila arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, në stinorin e kaluar duke e mposhtur pastaj nga Real Madridi në Kiev të Ukrainës me rezultatin 3-1.

Pirlo ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve si lojtar dy herë me Milanin, dhe një finale e ka humbur sa ishte lojtar i Juventusit.


(Kosova Sot)

12 orë e 23 minuta më parë
19/09/18