Kështu po e kalon kohën e lirë Arsene Wengeri

  • 24 September 2018 - 10:18
Kështu po e kalon kohën e lirë Arsene Wengeri

Arsene Wengeri iu është kthyer futbollit me fanella të kuqe dhe të shkurta të bardha.

Francezi ndoshta është shkarkuar nga Arsenali, mirëpo ai nuk e ka humbur dashurinë për lojën e bukur.

Ai mori pjesë në një ndeshje për bamirësi për fëmijët e sëmurë, ndeshja u zhvillua në qytetin francez, Nancy. 

Kanë qarkulluar disa fotografi në internet me Wengerin duke luajtur futboll, është raportuar se ai edhe ka shënuar gol, mirëpo kjo nuk është konfirmuar ende.

“SunSport” ka shkruar se Wengeri mund t’i kthehet punës si trajner i futbollit, pas largimit nga Arsenali, ku qëndroi për 23 vite.

(Kosova Sot)